Rusia ka testuar me sukses raketën hipersonike “Kinzhal” e cila është prezantuar më 1 mars nga presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij të bujshëm ku tha se kjo armë tejkalon çdo lloj sistemi të mbrojtjes të së tashmes dhe së ardhmes.

 

Presidenti rus tha se vendi po zhvillon sistemin më të sofistikuar të mbrojtjes që është parë ndonjëherë dhe se e gjitha kjo është në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

 

Raketa “Kinzhal” mund të udhëtojë 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se testimi është kryer në një rajon ushtarak në jug të Rusisë dhe se lëshimi ka shkuar sipas planit.

 

Ne fjalimin e tij presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale, “Sarmat”, e cila sipas tij ka tejkaluar paraardhësen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *