E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia teston dy raketa bërthamore në Arktik/ VIDEO

Rusia ka lëshuar këtë të diel dy raketa ushtarake nga nëndetëset bërthamore të saj në Oqeanin Arktik e detin Barenc.

 

Vetë ministria ruse e Mbrojtjes e përshkroi testin sit ë suksesshëm pasi raketat goditën objektivin.

 

Reklamë

“Nëndetëset bërthamore Tula dhe Yuri Dolgoruky lëshuan dy predha luftarake, Sineva dhe Bulava, në rrethin polar dhe detin Barenc”, shkroi në Twitter ministria ruse.

 

Testimi raketave bërthamore ka ardhur pas acarimit të marrëdhënieve me SHBA në lidhje me paktin e armëve bërthamore.

 

SHBA ka akuzar Rusinë si shkelëse të paktit ndërsa nga ana tjetër Kremlini I ka cilësuar veprimet e Washingtonit si nxitëse të konfliktit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë