Presidenti Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen e trupave ruse nga Siria, duke deklaruar se objektivat janë arritur. Gjate një takimi ne Kremlin,  Putin deklaroi se largimi do te nise qe nga kjo e marte. Deklarata vjen ndërsa ne Gjeneve kane rinisur bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit. Rusia është aleat kyç i presidentit Bashar Al Asad dhe Kremlini e ka njoftuar ate për tërheqjen. Megjithatë, dy baza ajrore ruse do te jene operative. Hyrja e forcave ruse ne konfliktin sirian i dha mundësi Damaskut te rimarre ne kontroll territorin, qe mbahej me pare ne kontroll nga rebelet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *