E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia tërheq një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të martën se disa trupa të pozicionuara afër kufirit me Ukrainën, janë duke u kthyer në bazat e tyre, pas përfundimit të stërvitjeve, ka raportuar agjencia e lajmeve, Interfax.

 

Sipas saj, stërvitjet e shkallës së gjerë në Rusi do të vazhdojnë. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se 130,000 ushtarë gjenden afër kufirit me Ukrainën.

 

Reklamë

Më 14 shkurt, Rusia e ka lënë ‘derën e hapur’ për më shumë diskutime me qëllim të zgjidhjes së krizës.

 

Gjatë një takimi televiziv me presidentin rus, Vladimir Putin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se “gjithmonë ka mundësi” për të arritur marrëveshje me Perëndimin për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë