Subscribe

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në takimin e NATO-s në Bruksel, ku ai foli për bashkim të Aleancës kundër agresionit rus, ka lënë të cuditur Rusinë. Në një deklaratë ministria e Jashtme ruse shprehu zhgënjim për këtë retorikë, duke sqaruar se më herët bisedimet në takimin e Këshillit NATO-Rusi, Tillerson i kishte cilësuar konstruktive.

 

“Ata gjithnjë kanë në mendje mitin e kërcënimit rus, agresionin rus”, theksonte deklarata.

 

Kremlini beson se niveli i ulët i besimit të amerikanëve tek Rusia, që sipas një sondazhi të fundit është 9 përqind, është pasojë e propagandës që po bëhet prej më shumë se një viti në SHBA.

 

“Amerikanët janë viktimë të propagandës dhe kjo është arsyeja që ata mendojnë se hakerat rusë janë kudo, në frigoriferë, në hekura, por kjo nuk është e vërtetë. Këto janë lajme të rreme, janë shpifje”.

 

Në intervistën për një televizion amerikan, zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, tha se megjithatë Rusia është e duruar të presë për të kuptuar qasjen e qartë të administratës Trump.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *