Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit, kjo ishte kërkesa më e shpeshtë e përsëritur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Së fundmi ishte presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel i cili akuzoi Rusinë për sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës kërkoi përjashtimin .

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN

Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit nis një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar, të dënuar nga Asambleja e Përgjithshme, pezullimi i Këshillit të Sigurimit nga ai anëtar duhet të jetë automatikisht.

 

Michel pohoi se Kremlini ka gënjyer popullin rus dhe po mundohet të bindë botën se Rusia po kërcënohej nga Perëndimi ndaj nisi pushtimin e Ukrainës.

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN

Kremlini po përpiqet, të mobilizojë të gjithë botën kundër çdo armiku imagjinar. Kjo është e rreme. Absolutisht askush nuk e ka kërcënuar, sulmuar apo pushtuar Rusinë. Absolutisht askush në Evropë nuk donte një konflikt me Rusinë. Çfarë interesi do të kishim ne për të rrezikuar sigurinë dhe prosperitetin e të gjithëve?

 

Presidenti i Këshillit Evropian gjithashtu e quajti gënjeshtër pretendimin se Rusia po parandalon një gjenocid ndaj njerëzve rusishtfolës në Ukrainë.

 

Në fundi ia kërkoi që Bashkimi Europian të hapë dyert për rusët që duan të ikin nga mobilizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *