E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia: Të gatshëm të bisedojmë me Ukrainën për “neutralitetin”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

 

Ai tha se kjo do të sillte shpalljen e një “statusi neutral” të Ukrainës – i cili do të përfshinte çmilitarizimin dhe që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

 

Reklamë

Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet mbi këtë bazë.

 

Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014. Me pushtimin e Ukrainës, lideri rus shihet se i ka prishur këto marrëveshje.

 

Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Vazhdo të lexosh

Reklamë