E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 37 minuta më parë
Bota

Rusia të dielën shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja

Rusia ka regjistruar 10,633 infeksione të reja me koronavirus gjatë një dite, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në Rusi në 134.686.

Por shkalla e vdekshmërisë së Rusisë mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera, të tilla si SHBA, Italia dhe Spanja.

Reklamë

Të dielën, u njoftuan edhe 58 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin, duke e çuar totalin në 1.280 në Rusi.

Më e goditura nga COVID-19 është Moska. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin të shtunën tha se nuk është momenti për vetëkënaqësi pasi kryeqyteti nuk e ka kaluar akoma kulmin e epidemisë.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se situate mbetet shumë serioze. Në Rusi është infektuar me koronavirus edhe kryeministri Mikhail Mishustin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë