Pasi mori nën kontroll komplet rajonin e Luhanskut, vëmendja e ushtrisë ruse është zhvendosur drejt Donjeckut.

 

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar ne disa qytete të këtij rajoni, ku sipas guvernatorit të Donjeckut 5 civile janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.

 

Ndërkohë, Ministri e Mbrojtjes britanike ka thënë se Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe në Sloviansk, qytet kyç në rajonin e Donjeckut.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes britanike trupat ruse ndodhen rreth 16 km në veri të Slovianskut dhe qyteti po përgatitet për një betejë të ardhshme. Deri më tani ushtria ukrainase ka arritur të ngadalësojë përparimin e rusëve në këtë rajon, por pa mbështetjen e armëve perëndimore, rënia edhe e Donjeckut duket të jetë e parashikuar.

 

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi duhet të njohë përgjegjësinë e tij për vdekjet e civilëve në Donbas dhe Ukrainë për shkak të furnizimit që po i bën Kievit me armatim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *