Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Rusia sulmon nga ajri Bahmutin

22 Janar 12:07

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit.

Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granatime u raportuan më 21 janar tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi shtoi se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbeten kërcënim për mbarë Ukrainën.

Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase më 22 janar.

Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës.

Kievi i ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit.

Bazuar në njoftimet e bëra së fundmi për reforma në ushtri, Moska po ashtu po përgatitet që ta zgjerojë kërcënimin ushtarak konvencional përtej luftës në Ukrainë, ka thënë inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë e bëri këtë vlerësim në janar, kur komentoi njoftimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se reformat do të shtonin 1.5 milion personel ushtarak brenda tre vjetësh dhe do të rivendoseshin dy rrethe ushtarake në Rusi.

Planet “sinjalizojnë se lidershipi rus ka shumë të ngjarë të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë”, tha inteligjenca britanike.

Megjithatë, Britania shtoi se “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”./R.E.L

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Ajer bahmut Rusia sulm

Nga e njëjta kategori

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

më shumë...

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem Hajdarin më takoi Fatos Nano, ja çfarë më tha

më shumë...

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

10:26

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në...

10:24

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis...

10:16

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

10:15

“Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”/ Prapaskenat...

10:07

“Ky është krim njerëzor”/ ‘Shpërthen’ diplomati: Sot...

10:07

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar...

9:58

Pse u zgjodh Vlora për firmat piramidale?...

9:52

Limaj në QUO VADIS: Kur vranë Azem...

9:46

Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente...

9:44

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

9:41

Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës...

9:24

Si u arrestuan dy agjentët shqiptarë në...

9:17

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro...

8:57

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i...

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.