Një urë hekurudhore pranë qytetit rus të Samara u trondit nga një shpërthim këtë të hënë, sipas mediave ruse.

Ura ndodhet në lumin Vollga në Rusinë jugperëndimore dhe rajoni i Samara është një nga qendrat e industrisë së rëndë të vendit.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në mbështetësen e urës. Incidenti u shkaktua nga një mjet shpërthyes, sipas TASS.

Rusia ka raportuar një sërë sulmesh në infrastrukturën e saj industriale dhe logjistike në muajt e fundit, për të cilat ka fajësuar Ukrainën.

“Nuk raportohet për viktima, por trafiku mbi urë është ndërprerë”, tha Hekurudhat Ruse, duke e përshkruar incidentin si “ndërhyrje të paligjshme”.

Në veçanti, kompania që menaxhon linjën raportoi një ndërprerje në qarkullimin e trenave për shkak të “ndërhyrjes së paligjshme nga persona të paautorizuar në funksionimin e transportit hekurudhor”.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit, forcat e armatosura të Ukrainës lëshuan rreth 80 predha artilerie dhe mortajash në rajonin e Belgorodit, në jug të Rusisë, si dhe përdorën katër drone për sulme, siç njoftoi guvernatori i rajonit rus Vyacheslav Gladkov./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *