Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Rusia: Shtyrja e bisedimeve bërthamore me SHBA-në, për shkak të dallimeve

29 Nëntor 21:20

Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve bërthamore për shkak të dallimeve në qasje dhe për shkak të tensioneve lidhur me Ukrainën, tha një diplomat rus.

 

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se vendimi i Moskës për të shtyrë bisedimet me SHBA-në – që pritej të mbaheshin këtë javë në Kajro – është marrë nga niveli politik.

 

“Ne po përballemi me një situatë kur kolegët tanë amerikanë nuk po tregojnë se janë të gatshëm të dëgjojnë sinjalet tona dhe as të marrin parasysh prioritetet tona”, tha ai për gazetarët në Moskë.

 

Ryabkov pretendoi se SHBA-ja ka dëshiruar që t’i përqendrojë bisedimet vetëm në rinisjen e inspektimeve sipas traktatit New START dhe ka shpërfillur kërkesat e Moskës që të diskutohet edhe për çështje specifike që lidhen me armët që janë pjesë e traktatit që synon kufizimin e armëve strategjike.

 

SHBA-ja tha më 28 nëntor se Moska ka vendosur njëanshëm të shtyjë bisedimet e Kajros dhe ka thënë se do të propozojë data të reja për mbajtjen e tyre.

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në bisedime, duke shtuar se pret që ato të mbahen sa më shpjet, pasi “rinisja e inspektimeve është prioritet për të ruajtur traktatin si instrument i stabilitetit”.

 

Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.

 

Disa ditë para se traktati të skadonte në shkurtin e vitit 2021, Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan që ta zgjasin edhe për pesë vjet.

 

Në gusht, Rusia deklaroi se do të ndalonte përkohësisht inspektimet e SHBA-së, duke argumentuar se kufizimet e udhëtimeve, sanksionet ndaj kompanive ajrore ruse, që janë vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, e kanë bërë të vështirë që ekspertët ushtarakë rusë të vizitojnë uzinat bërthamore të SHBA-së për të kryer inspektime./rel

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
bisedime berthamore Rusi SHBA

Nga e njëjta kategori

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në Siri

më shumë...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

më shumë...

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi, banorët shpërthejnë në lot

më shumë...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

10:15

A mund ta shtojë kafja stresin?

9:57

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi...

9:40

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares,...

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.