Subscribe

Ofensiva e ushtrisë se presidentit sirian Bashar Al Assad ndaj rebeleve duket se do te vazhdoje gjate pasi Rusia, aleate e tij, po dërgon avionë te tjere drejt vendit. Disa prej tyre mbërritën ne nje baze ajrore ne Siri. Luftimet jane intensifikuar veçanërisht ne lindje te vendit dhe brenda nje jave raportohet per 400 te vrare, shume prej te cilëve fëmijë. Moska këmbëngul se fushata e saj e nisur qe prej nje viti ka ne shenjester terroristet. Por rritja e aktivitetit ushtarak rus ne Siri sipas zedhenesit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Mark Toner synon qe elementet e moderuar brenda opozitës siriane te bien ne duart e ekstremisteve. Sulmet ajrore sipas tij po e bejne situaten edhe me konfuze dhe kjo mund te coje ne fundin e bashkëpunimit mes dy vendeve per paqen ne Siri. Nga ana tjetër, Rusia akuzon SHBA se po mbron nje grup xhihadist per ta shfrytëzuar per te rrezuar nga pushteti presidentin Assad. Shefi i diplomacisë ruse Lavrov tha se Uashingtoni ka dështuar te veçoje grupet rebele te moderuara nga ata qe i konsideron terroriste.
Vendet perëndimore e kane akuzuar Rusinë per krime lufte gjate sulmeve ndaj civileve, por edhe per bombardimet e spitaleve dhe karvanëve me ndihma, qe do te shpërndaheshin per 250 mije banore te bllokuar ne Alepo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *