E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia shpërthen ndaj Trump

 

Menjëherë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi firmën ne paketën e sanksioneve ndaj Rusisë qe u miratua nga senati, Moska ka shpërthyer ne akuza. Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev ka reaguar ashpër, duke thëne se SHBA i ka shpallur luftë tregtare Moskës.

 

Ligji kufizon sasinë e parave që amerikanët mund të investojnë në projektet e energjisë ruse, duke e bërë më të vështirë që kompanitë amerikane të bëjnë biznes më ato ruse.

Reklamë

 

Sipas kryeministrit Medvedev masat e nënshkruar nga Donald Trump kanë treguar pafuqinë e presidentit i cili u poshtërua nga Kongresi.

 

Ne një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Medvedev ka shkruar se paketa, i jep fund njëherë e mirë përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA dhe se çështja do të shkojë deri në gjykatat ndërkombëtare.

 

Duke e quajtur kreun e Shtëpisë së Bardhë një lojtar të paafte kryeministri rus ka paralajmëruar se masat e reja që do të ndërmarre Moska, do të kenë për qëllim heqjen nga pushteti të liderit të Amerikës.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur më herët se ligjin, edhe pse ka të meta e ka nënshkruar për hir të unitetit kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë