Ministria e Brendshme e Rusisë  ka shpallur të zhdukur zyrtarisht ish-zyrtar të Kremlinit, i cili është cilësuar si informator i CIA-s.

 

Ministria ka theksuar se Oleg Smolenkov, i lindur në vitin 1969, është futur në listën e të zhdukurve dhe se hetimet për gjetjen e tij kanë nisur.

 

Ndërkohë media të ndryshme ndërkombëtare si: Reuters, CNN, Neë York Times dhe Ëashington Post, kanë raportuar se një informator i CIA-s në Qeverinë ruse është nxjerrë nga Rusia dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.

 

Ato nuk e kanë identifikuar atë, por kanë thënë se shtetasi rus i ka siguruar inteligjencës amerikane informacione nga rrethi i brendshëm i presidentit rus, Vladimir Putin.

 

CIA, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë i kanë cilësuar raportet si të pasakta. Regjistrimet publike nga administrata e Qeverisë ruse më 2008 dhe 2010 tregojnë se një person me emrin Oleg Smolenkov ka qenë i punësuar në administratën e Putinit, i cili atëbotë ka shërbyer si kryeministër i Rusisë.

 

Sipas raporteve të mediave ruse, Smolenkov është zhdukur me gruan e tij, Antonina, dhe tre fëmijë, derisa ka qenë me pushime në Mal të Zi, në qershor të vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *