Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

6 Mars 22:57

Në Rusi po fryn një erë e re për gratë, të paktën për ato që duan të bëhen shofere kamioni, timoniere anijesh apo pilote. Qeveria ruse ka hapur mundësinë për disa qindra profesione që, sipas një ligji të epokës së vonë sovjetike, ndaloheshin më parë për gratë. Nga Moska njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes.

 

Këto ditë në metronë legjendare të Moskës, ka diçka ndryshe.

 

Gratë janë kthyer si makiniste trenash për herë të parë në më shumë se një brez.

 

“Kishte një reklamë në gazetën tonë lokale për punonjësit e metrosë… ku kërkoheshin makiniste gra. Unë kam qenë një ndër të parët që u thirra dhe u regjistrova”, thotë Kristina Vakulenko, makiniste.

 

Makinistet e trenave janë vetëm një nga më shumë se 350 profesionet që u janë vënë në dispozicion grave ruse pasi qeveria shfuqizoi një ligj të epokës së vonë sovjetike i cili mbronte gratë nga profesionet që shiheshin si “të rrezikshme” për pjellorinë.

 

Ndryshimi shënon një fitore për aktivistet që mbrojnë të drejtat e grave, të cilat shpenzuar dekada të tëra duke sfiduar ligjin në gjykatë… e që tashmë mund të ndjekin hapur karrierat në fushën që zgjedhin, çfarëdo drejtimi të marrë kjo gjë.

 

“Zbulova se nuk mund të punoja edhe pse kisha patentë. Sigurisht që kjo gjë me zemëronte. Madje nuk e mendoja që qeveria mund të më lejonte të studioja, por jo të punoja. Qesharake!” thotë Evgeniia Markova, shofere kamioni.

 

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

 

Bashkimi Sovjetik u solli grave disa përfitime lidhur me të drejtat e tyre, shumë më të shumë, se ato që ofronte për gratë perëndimi kapitalist.

 

… Gratë rekrutoheshin në kauzat komuniste me premtimin për të drejta të barabarta, arsimim dhe qasje tek fuqia punëtore.

 

Ishte një politikë që luajti një rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e vendit në fushën e mbrojtjes gjatë ditëve më të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

 

Por siç thonë aktivistet e të drejtave të grave, pritshmëritë ishin që gratë t’i bënin të dyja, karrierën e të krijonin familje.

 

“Slogani kryesor i ish-Republikave të Bashkimit Sovjetik ishte që burrat dhe gratë janë të barabartë për sa i përket fuqisë punëtore. Por nuk ishte e vërtetë. Realiteti ynë gjatë asaj kohe dhe sot në Rusi është që gratë kanë detyra të dyfishta”, thotë Alena Popova, Aktiviste për të Drejtat e Grave.

 

Sot arritjet për të drejta të barabarta janë shumë larg …

 

Në Rusi gratë fitojnë mesatarisht 30 për qind më pak se burrat … ndër diferencat më të thella të pagave mes vendeve të industrializuara.

 

Rusia gjithashtu është përballur me kritika të forta për dekriminalizimin e formave të ndryshme të dhunës në familje… pjesë e një përpjekje të qeverisë për të ruajtur familjet “tradicionale” ruse pa marrë parasysh rrezikun që u kanoset grave, siç thonë kritikët.

 

Por sondazhet dhe përvoja jetësore tregon se ndryshimi i qëndrimeve gjinore është ndonjëherë më i vështirë sesa ndryshimi i ligjit.

 

“Ndonjëherë kamionistë të vjetër që janë 50 ose 60 vjeç thonë se nuk pajtohen…Nuk je dakord?! Është e drejta jote, ec përpara”, thotë Evgeniia Markova, shofere kamioni.

 

Ndërkohë gratë vazhdojnë të mos kenë qasje në rreth 100 profesione përfshirë ato në miniera dhe ndërtim, një kufizim ndaj të cilit ato vazhdojnë të luftojnë.

 

“Mendoj se të gjitha profesionet duhet të jenë të hapura për gratë sepse vetë ato kanë të drejtë të vendosin se cili profesion bën për to dhe cili jo“, thotë Svetlana Medvedeva, kapitene e një anijeje.

 

Por tani për tani, shtimi i qindra profesioneve të reja për gratë është një fitore ndaj kohës së humbur./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
grate ligji Rusia

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.