E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia rrëzon 83 dronë ukrainas

Ilustrim · Vizion Plus

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se i ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëngjesin e së premtes.

Ajo tha në një komunikatë në X se “36 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 20 mbi rajonin Briansk, 12 mbi Krimea, tetë mbi Voronezh, katër mbi Oriol dhe tre mbi Belgorod”.

Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut. Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov.

Në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, një raketë ruse e goditi një stacion të zjarrfikësve, duke i plagosur dy zjarrfikës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper. Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 31 dronë dhe një raketë ruse./rel

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh