Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët. Prodhimi masiv i vaksinës, i quajtur Carnivac-Cov, mund të fillojë në prill, tha mbikëqyrësi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me transmetimin e virusit midis njerëzve dhe kafshëve. Rregullatori tha se vaksina do të jetë në gjendje të mbrojë kafshët dhe të pengojë mutacionet virale.

Rusia deri më tani ka regjistruar vetëm dy raste të Covid-19 te kafshët, të dyja tek macet.

Disa shkencëtarë kanë thënë se macet dhe qentë nuk luajnë një rol të madh në transmetimin e koronavirusit tek njerëzit dhe se simptomat e tyre shpesh janë të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *