Pak pas mesnate, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në zonën industriale të centralit bërthamor ukrainas të Pivdennoukrainsk, në rajonin jugor të Mykolaiv.

 

“Shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm 300 metra larg reaktorëve “.
Kështu thuhet në një deklaratë të kompanisë shtetërore bërthamore ukrainase Energoatom, raportuar nga Espreso TV.”
“Vala goditëse dëmtoi ndërtesat e uzinës. Janë shkyçur edhe tre linja të tensionit të lartë”, tha Energoatom.
Bombardimet ruse gjithashtu kane vijuar në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës lindore: raketat në Nikopol dëmtuan strukturat e ujit, linjat e energjisë elektrike dhe ndërtesat e banimit.
PO ashtu në orët e para të mëngjesit, ushtria ruse lëshoi ​​tetë raketa në Zaporizhzhia, një qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet vendi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Starukh tha në mediat sociale: “Sipas informacioneve fillestare, një nga raketat goditi qendrën rajonale të Zaporizhzhia pranë lumit Dnipro. Ende nuk ka informacion për viktima apo të plagosur”, shkroi ./tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *