E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia proteston ndaj dëbimit të diplomatëve të saj nga Greqia

Police investigators enter the house of the Russian consul Andrei Malanin in Athens, Monday, Jan. 9, 2017. Greek police say the Russian consul in Athens has been found dead in his flat in the Greek capital, but there are no immediate indications of foul play.(Costas Baltas/InTime News via AP)

Rusia thirri ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar kundër vendimit të Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

 

Ministria e Jashtme ruse sqaroi se ka thirrur në takim ambasadorin Andreas Fryganas për t’i shprehur “kundërshtimin në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin që të hyjnë në Greqi të dy diplomatëve të tjerë”.

 

Reklamë

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të Qeverisë greke, që ka ndodhur në hapjen e samitit të NATO-s” më 11 korrik.

 

Ndërkohe që qeveria greke pohoi më 11 korrik vendimi ishte marrë në kuadër të masave të nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar pas “ndërhyrjes” së zyrtarëve rusë në çështjen e emrit me Maqedoninë fqinje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë