E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia hakmerret ndaj Britanisë së Madhe, ndalon fluturimet nga hapësira e saj ajrore

Linjave ajrore britanike u është ndaluar ulja në aeroportet e Rusisë dhe kalimi në hapësirën e saj ajrore, shkruan BBC.

 

Ky vendim vjen pasi Britania e Madhe ndaloi aeroplanin rus, Aeroflot, të zbriste në Britani, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Autoriteti rus i aviacionit e përshkroi vendimin si një përgjigje ndaj “vendimeve jo miqësore të autoriteteve të aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar”.

 

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, u shpreh: “Unë mendoj se kjo është hakmarrja e tyre ndaj nesh dje që ndaluam Aeroflot të përdorte dhe të zbriste në Mbretërinë e Bashkuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë