Teksa vendet perëndimore kanë shtuar trysninë ndaj Moskës me anë të sanksioneve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk mund të izolohet kurrë. Ai shtoi se nuk ka vakum në bashkëpunimin ekonomik të Rusisë dhe se çdo vend perëndimor po zëvendësohet me një tjetër.

 

DMITRY PESKOV

ZËDHËNËSI I KREMLINIT

Një numër i madh sanksionesh aplikohen kundër Rusisë nga Perëndimi. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, sanksionet janë të paligjshme. Por bota është më e madhe se Perëndimi dhe një numër vendesh të tjera, janë më të interesuara për të zënë hapësirën e lirë me biznesin e tyre.

 

Peskov u shpreh më tej se tashmë bota po bëhet shumëpolare dhe qendra e re do të jetë në Azi.

 

DMITRY PESKOV

ZËDHËNËSI I KREMLINIT

Siç mund ta shihni, zhvillimi vazhdon. Vendi po zhvillohet, pavarësisht nga kohët e vështira dhe do të vazhdojë të zhvillohet. Në të njëjtën kohë, një botë shumëpolare filloi të formohej në Astana, e cila do të jetë përgjegjëse për interesat e të gjithë rajonit aziatik.

 

Sulmet ndaj perëndimit i ka vijuar edhe Ministria e Jashtme. Zëdhënësja e saj Maria Zakharova deklaroi se furnizimi masiv me armë për Kievin e afron NATO-n më pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë.

 

MARIA ZAKHAROVA

ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE

 

Vendet e NATO-s duket se po garojnë me njëri-tjetrin në furnizimin me armë dhe municione për regjimin e Kievit, sigurimin e inteligjencës, trajnimin e personelit dhe lëshimin e udhëzimeve se si të kryhen operacione luftarake, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë vijës së rrezikshme të një përplasjeje të armatosur të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Zakharova e përfundoi fjalën duke thënë se mbështetja për regjimin e Kievit është sponsorizim i aktiviteteve terroriste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *