E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia: OKB të mblidhet për “Skripal”

Ambasadori i Rusisë në OKB ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim të posaçëm për rastin e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.

 

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia kërkoi që takimi të zhvillohet pasditen e kësaj të enjteje në Nju Jork.

 

Reklamë

Sipas mediave ruse, Moska do të kërkojë të ketë akses në materialet hetimore që ekspertët londinezë kanë arritur të mbledhin deri më tani.

 

Kërkesa e Rusisë vjen në mesin e tensioneve diplomatike të Moskës me aleatët e Mbretërisë së Bashkuar. Deri më tani më shumë se 150 diplomatë rus janë deportar nga blloku perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se NATO nuk ka për qëllim izolimin e Rusinë, por duhen marrë masa më të ashpra për të treguar se Moska ka gabuar rëndë.

 

Kryeministrja britanike Theresa May ka akuzuar Kremlinin se është “shumë e mundshme” që sulmi të jetë urdhëruar nga qeveria ruse, por Kremlini i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke hedhur dyshimet se mund të jetë vetë Mbretëria e Bashkuar ajo që është e përfshirë në helmim.

 

Megjithatë, sipas hetimeve të deritanishme, shkencëtarët britanikë nuk mund të provojnë se origjina e helmit që u përdor për helmimin e Skripal, është prodhuar në Rusi, dhe se nevojiten metoda jashtëzakonisht të sofistikuara për prodhimin e një agjenti të tillë nervor.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë