E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.

Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.

Pas njoftimit se Rusia do të mbyllte misionin e saj diplomatik në aleancës ushtarake perëndimore, NATO tha të hënën se i ka mbajtur shënim komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për çështjet e ngritura.

“Ne dëgjuam komentet e ministrit Lavrov për mediat, megjithatë nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar mbi çështjet që ai ngriti”, tha një zëdhënës i NATO -s.

Reklamë

Një javë më parë NATO akuzoi zyrtarët e misionit rus se po punonin në fshehtësi si oficerë zbulimi dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj.

Zoti Lavrov njoftoi gjithashtu se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë./ Voa

Vazhdo të lexosh

Reklamë