E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 sekonda më parë
Bota

Rusia me plan të ri raketor, thyhet pakti armëve bërthamore

Moska thotë se po planifikon të zhvillojë një sistem të ri raketor, pasi SHBA-të dhe Rusia pezulluan përfshirjen e tyre në një pakt të kontrollit të armëve bërthamore.

 

Të martën, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se qëllimi ishte krijimi i raketave të reja me bazë në tokë brenda dy viteve të ardhshme.

 

Reklamë

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se SHBA do të pezullonte paktin. Ai disa herë kishte akuzuar Rusinë se po e shkelte atë. Në anën tjetër, menjëherë më pas, edhe Rusia e pezulloi përfshirjen ne pakt.

 

Këto lëvizje kanë ngritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore.

 

Dokumenti u nënshkrua më 1987, gjatë Luftës së Ftohtë, për të lehtësuar një krizë në të cilën raketat amerikane dhe sovjetike u vendosën brenda një sërë kryeqytetesh evropiane, raporton BBC./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë