Rusia ka sulmuar disa qytete të Ukrainës gjatë orëve të para të mangjesit të kësaj të premteje duke shkaktuar viktima dhe dëmë të konsiderueshme, sidomos në infrastrukturën energjitike dhe rrjetin ujesjelles.

 

Kievi ka mbetur pa ujë për shkak të bombardimeve ruse.

 

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

 

“Për shkak të dëmtimeve të infrastrukturës energjetike, ndërprerje të ujit ka në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, tha ai.

 

Klitschko shtoi se trenat e metrosë nuk udhëtojnë sepse stacionet shërbejnë si strehë për qytetarët.

 

Në Kryvyi Rih, qyteti jugor i origjinës së presidentit Volodymyr Zelensky, një ndërtesë banimi u godit.

 

Dy viktima u nxorën nga rrënojat e ndërtesës.

Autoritetet thanë se në sulmin e fundit Rusia ka lëshuar më shumë se 60 raketa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *