E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia kërcënon Perëndimin: Do përdorim armë bërthamore

Ilustrim · Vizion Plus

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka bërë deklarata të forta duke paralajmëruar një sulm bërthamor të mundshëm nga Rusia.

 

Sipas tij ky sulm bërthamor është parandalues nëse Perëndimi i siguron Ukrainës armë bërthamore.

 

“Në rast se Perëndimi i siguron Ukrainës armë bërthamore, ne do të duhet të bëjmë një sulm parandalues”, tha ai. “Sa më shkatërruese të jenë armët e furnizuara në Kiev, aq më shumë ka të ngjarë një skenar apokalipsi bërthamor,” shtoi Medvedev në komentet e bëra për gazetarët gjatë një udhëtimi në Vietnam.

“Anglo-saksonët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe besojnë se nuk do të vijnë gjërat deri tek armët bërthamore”, citohet të ketë thënë Medvedev.

 

SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë sugjeruar se do të siguronin armë bërthamore për Ukrainën. NATO ka dënuar retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka paralajmëruar për “pasoja të rënda për Rusinë” nëse do të përdorej ndonjë armë e tillë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh