Parlamenti finlandez është mbledhur këtë të mërkurë për të vendosur nëse vendi duhet të kërkojë anëtarësimin në NATO. Sakaq, ministria e jashtme ruse edhe njëherë përsëriti kërcënimet për vendosjen e armëve bëthamore në detin Baltik, nëse blloku ushtarak zgjerohet me Finlandën dhe Suedinë.

 

Pa anëtarësimin në NATO, Finlanda, e cila ndan një kufi 1300 km me Rusinë, nuk gëzon garanci sigurie, pavarësisht se aktualisht është një partner i aleancës, por cdo aplikim duhet të pranohet nga të 30 shtetet anëtare, një proces që mund të zgjasë nga katër muaj deri në një vit.

 

Finlanda shpalli pavarësinë në vitin 1917 pas 150 vjetësh nën sundimin rus dhe ka marrë garanci publike nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg se dera e aleancës mbetet e hapur.

 

Suedia po diskuton gjithashtu anëtarësimin pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt. Sipas sondazheve, rreth 57 përqind e qytetarëve e mbështesin një hap të tillë edhe pse vendi nuk ka qenë në luftë që nga koha e Napoleonit dhe e ka ndërtuar politikën e saj të sigurisë mbi mospjesëmarrjen në aleancat ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *