Stabiliteti i Ballkanit është në rrezik nga shtete të fuqishme që i kërcënojnë ato në forma të ndryshme. Për drejtorin e Shtabit të Përgjithshmë në Forcat e Armatosura, Bilbil Bitri, vendosja e zyrave të njësisë elitë amerikane në Tiranë do të sjellë një siguri dhe stabilitet për rajonin. Sipas tij, format e sulmit janë të karakterit hibrid si dezinformimi, por edhe forma më të rëndë.

 

“BILBIL BITRI

DREJTOR I SHTABIT TE PERGJITHSHEM

 

Ky element i vendosur në tiranë do të ndihmojë forcat speciale të vendeve të Ballkanit dhe së pari forcat speciale të Shqipërisë për të qënë të aftë të veprojnë në përmbushje të misionit në kuadrin e ri të mjedisit të sigurisë. Ajo e kërcënimeve hibride është në evolucion të vazhdueshëm dhe teknologjia është sfida më e madhe. Por edhe natyrat e tjera të kërcënimit si operacionet e dezinformimit apo kërcënimet e infrastrukturës kritike përfshirë edhe aktet kriminale.”

 

Një nga shtetet që interesohet për të prishur stabilitetin politik në ballkan është Rusia. Për Bitrin, veprimet në Kosovë, tregojnë qartë se Rusia është një kërcënim.

 

“Ka parasysh veprimet e aktorëve të tretë në Ballkan, një nga këto është dhe Rusia. E ka demostruar tashmë. Mjafton të sjellim në vemendje veprimet e fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Prezenca e ambasadorit rus në kufi të Kosovës ishte në një farë mënyre demostrim i vullnetit të Rusisë për të ndikuar dhe influencuar rajonin e Ballkanit nga pikëpamja e sigurisë. Kërcënimi është real.”

 

Bitri shton se procesi politik është në fokus të këtyre sulmeve.

 

“Targetojnë ose synojnë të influencojnë në procesin e vendimarrjes të aktorëve politikë dhe shtetërore në një vend të caktuar. Kjo vendimmarrje mund të influencohet përmes atyre veprimeve që unë përmenda si dezinformimi.”

 

Për shkak të natyrës së fshehtë që operojnë këto sulme, shpesh herë është i vështirë që të identifikohen, ndaj teknologjia që do të sjellin forcat amerikanë elitë në Tiranë, pritet që të rrisin dorcat logjistike në vend për sigurinë dhe paqen në rajon.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *