Dy ditë pas deklaratës së presidentit të Ukarinës, Volodimir Zelensky se Kievi kurrë nuk ua ka mbyllur derën bisedimeve të paqes me Rusinë, ka ardhur reagimi i Moskës.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ekzistojnë dy mundësi për t’i dhënë fund konfliktit.

 

E para që operacioni ushtarak special në Ukrainë të përfundojë pas arritjes së qëllimeve të tij në fushëbetejë dhe e dyta operacioni të finalizohet përmes negociatave të paqes, gjë që është gjithashtu e mundur.

 

Por Peskov shtoi se çdo marrëveshje me Ukrainën duket të përfshinte dhe Perëndimin pasi sipas tij Kievi nuk merr dot asnjë vendim pa aktorët e jashtëm.

 

Ndërsa presidenti ukrainas kishte vendosur disa kushte para se të uleshin për bisedime me Rusinë. Sipas tij Rusia duhej të rikthejë integritetin territorial të Ukrainës, të respektojë Kartën e OKB-së,  të kompensojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga Rusia, e të dënojë çdo kriminel lufte, si një garanci që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *