Një digë e madhe në Ukrainën jugore që kontrollohet nga forcat e armatosura ruse, është shkatërruar, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen pas frikës për përmbytje masive. Diga mbi Dnipro mban nje ujëmbledhes te madh qe shfrytezohet per prodhimin e energjise elektrike.

 

Pamjet e publikuara tregojne veshrimin e ujit nga një çarje në digë duke shkaktuar perrenj që lëviznin me shpejtësi dhe rrezikojne mijëra persona.

 

Referuar deklaratave të zyrtarëve, niveli i ujit në qytezën pranë digës së shkatërruar mund të rritet përgjatë orëve të ardhshme.Presidenti Volodymyr Zelensky,  thirri një takim urgjent Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes për te diskutuar gjendjen ne zonë.

 

“Terroristët rusë, Shkatërrimi i digës në Kakhova vetëm i konfirmon botës se ata duhet të përzihen nga çdo pjese e territorit ukrainas.”, shkroi kreu i shtetit në Twitter.

 

Agjencia ukrainase e energjisë nukleare paralajmëroi se shkatërrimi i digës mund ta rrezikojë centralin bërthamor në Zaporizhja, që përdor ujë nga ky rezervuar për procesin e ftohjes së reaktorëve . Ndërkohë zyrtarët rusë thanë se diga u dëmtua nga sulmet ushtarake ukrainase në zonë.

 

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nga ana tjetër konfirmoi se është duke e monitoruar situatën, megjitahtë aktualisht nuk ka ndonjë rrezik të menjëhershëm të sigurisë.Shefi i Këshillit Evropian të BE-së, Charles Michel, u zotua se Rusia do të mbahet përgjegjëse per shkatërrimin e infrastrukturës civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *