Subscribe

Moska ka reaguar ashpër pas protestave masive e të dhunshme në ndërtesën e parlamentit të Gjeorgjisë mbrëmjen e së enjtes, në shenjë pakënaqësie pasi një deputet i Partisë Komuniste Ruse, Sergei Gavrilov, u ftua të drejtonte Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha para gazetarëve se incidenti është një çështje tejet shqetësuese për shkak se në Gjeorgji çdo vit shkojnë mijëra turist rusë. Sipas tij, protesta është një provokm që kërcënon sigurinë e qytetareve ruse.

 

Ndërkohë presidenti Vladimir Putin, u rekomandoi agjensive ruse të pezullojnë udhetimet si dhe pezullimin e fluturimeve drejt Gjeoregjisë. Presidenti gjeorgjian e ka quajtur Rusinë “një vend armik dhe pushtues”, ndërsa ka akuzua Moskën për nxitjen e protestave të së enjtes.

 

Mijëra njerëz protestuan mbrëmjen e së enjtes para ndërtesës së parlamentit në qendër të qytetit të Tbilisit në shenjë proteste kundër vizitës së ligjvënësit rus.Megjithatë ai nuk arriti ta përfundonte fjalimin për shkak të trazirave.

 

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngrirë që në vitin 2008 kur Rusia dhe Gjeorgjia u përfshinë në një luftë për rajonin e Abkazisë dhe Osetisë së Jugut. Rusia i njeh dy republikat si shtete të pavarura, por gjeorgjianët I konsiderojnë rusët si pushtues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *