E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia godet qendrën e gjakut/ Të vrarë e të plagosur nga sulmi në verilindje të Ukrainës

Rusia  ka goditur një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur disa persona. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Reklamë

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi Moska tha se një cisternë nafte ruse u dëmtua nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar  me Rusinë.

 

Po ashtu pak ditë më parë, një anije e Marinës ruse u dëmtuan rëndë në portin Novorossiisk nga një sulm me dronë, për të cilin përgjegjësinë e mori Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës .

 

Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur që në momentin kur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara për eksportimin e drithërave ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Reklamë