E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rusia forcon lidhjet me Indinë/ Lavrov: Reduktojmë përdorimin e euros dhe dollarit

Rusia do te minimizoje perdorimin e euros dhe dollarit për tregtinë me vendet aleate.

 

Reklamë

Kështu u shpreh ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës e tij në nju delhi ku u takua me homologun e tij indian.

 

Lavrov shprehu mirënjohjen ndaj indisë për pozicionin asnjeanes.

 

SERGEI LAVROV

MINISTER  JASHTEM, RUSI

 

“Ne jemi miq. India e pa krizën në Ukrainë duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe jo në  mënyrë të njëanshme. Ne do të jemi të gatshëm të furnizojmë çdo mall që India dëshiron të blejë.Nuk kam dyshim se do të gjendej një mënyrë për të anashkaluar pengesat artificiale që krijojnë sanksionet e njëanshme të paligjshme nga Perëndimi. Kjo lidhet gjithashtu me fushën e bashkëpunimit teknik ushtarak.”

 

Lavrov tha se Rusia do të ishte e hapur për ndërmjetësimin e Indisë në dialogun me Ukrainën.

 

SERGEI LAVROV

MINISTËR  JASHTËM, RUSI

 

“India, siç jeni në dijeni, ka qenë gjithmonë në favor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dialog dhe diplomaci. Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të vazhdojnë.

 

Kryediplomati rus theksoi se statusi neutral eshte i domosdoshem per te arritur në një zgjidhje të konfliktit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë