Duke sfiduar retë në qiell dhe virusin Covid-19 në tokë, bomberët më vdekjeprurës të Rusisë si dhe avionët më të fortë luftarakë, fluturuan mbi sheshin e kuq në kryeqytet për të festuar fitoren sovjetike mbi Gjermaninë naziste, 75 vjet më parë.

Dita e triumfit të madh është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në Rusi, e cila përcillet me aktivitete masive në të gjithë vendin. Por në kushtet e izolimit nga pandemia e koronavirusit, shumica e ceremonive janë shtyrë.

Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij nderoi heronjtë duke  thënë se Rusia e bashkuar është e pathyeshme.

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

“Sot nderojmë gjeneratën e fitimtarëve, kontributi i tyre nuk ka cmim, ata liruan Europën dhe mbrojtën të gjithë botën duke qënë të bashkuar me dinjitet. Ky zjarr i përjetshëm do të nderojë në përjetësi  heronjtë. Ne do të festojmë këtë përvjetor në plot kuptimin e fjalës dhe do të jemi të bashkuar në përgjegjësinë për të ardhmen.”

Shfaqjet ajrore dhe aktivitete të tjera janë mbajtur edhe në Shën Petersburg dhe shumë qytete e rajone të tjera të vendit. Vitin e kaluar rreth gjysmë milion njerëz mbushën rrugët e Moskës për të shënuar humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *