Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet...

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë...

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë...

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë Dritan Goxhaj...

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar,...

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e...

Rusia e shpall të përfunduar mobilizimin e 300 mijë rezervistëve

28 Tetor 21:09

Rusia njoftoi të premten se kishte përfunduar procesin e rekrutimit të rezervistëve për luftën në Ukrainë, pasi mobilizoi qindra mijëra njerëz gjatë një muaji, me më shumë se një të katërtën e tyre tashmë të dërguar në fushën e betejës.

 

 

Njoftimi duket se i dha fund një lëvizje përçarëse mobilizimi – e para e Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore – çka kishte bërë që dhjetëra mijëra burra të largoheshin nga vendi dhe shkaktoi protestat e para publike kundër luftës.

 

 

“Detyra e vendosur nga ju për (mobilizimin) e 300.000 njerëzve është përfunduar. Asnjë masë e mëtejshme nuk është planifikuar,” i tha ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, presidentit Vladimir Putin në një takim televiziv në Kremlin. Ai tha se 82.000 rekrutë tashmë ishin dërguar në zonat e luftimit dhe pjesa tjetër po stërviteshin.

 

 

Putin falënderoi rezervistët “për përkushtimin e tyre ndaj detyrës, për patriotizmin e tyre, për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur Rusinë, shtëpinë e tyre, familjen e tyre, qytetarët dhe popullin rus”.

 

 

Si Putini ashtu edhe ministri i tij i mbrojtjes pranuan “problemet” në ditët e para të mobilizimit. Shoigu tha se çështjet fillestare në furnizimin e trupave të sapomobilizuara ishin zgjidhur që atëherë. Putini tha se gabimet ndoshta kishin qenë të pashmangshme pasi Rusia nuk kishte kryer mobilizim për një kohë kaq të gjatë, por se mësimet ishin nxjerrë.

 

Më shumë se 2.000 persona u arrestuan në protestat kundër mobilizimit, veçanërisht në pjesë të vendit të populluara nga pakicat etnike të cilët u ankuan se po rekrutoheshin në mënyrë disproporcionale për t’u dërguar në front.

 

Putin dhe zyrtarë të tjerë kanë pranuar disa gabime, përfshi rekrutimin e disa burrave që ishin shumë të moshuar ose të papërshtatshëm për shërbim ushtarak, por thanë se problemet do të zgjidheshin. Dhjetëra mijëra burra rusë besohet se janë larguar nga vendi për të shmangur rekrutimin, shumë drejt ish-republikave fqinje sovjetike.

 

Putin urdhëroi mobilizimin në shtator në të njëjtën kohë kur ai miratoi planet për të aneksuar territoret ukrainase. Perëndimi i përshkruan ato lëvizje si një përshkallëzim të konfliktit në përgjigje të disfatave në fushën e betejës që treguan se Rusia ishte drejt humbjes së luftës.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
mobilizimi rezervistët Rusia

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi

më shumë...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

më shumë...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

më shumë...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë dhe mbrojtjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:32

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i...

6:24

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë,...

6:19

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim...

6:02

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia...

5:48

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve,...

5:13

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima...

5:06

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet...

5:01

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë...

5:00

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi...

4:41

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga...

4:31

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën...

4:29

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë,...

4:12

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK...

3:50

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e...

3:49

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe...

3:33

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me...

3:25

Tensionet para Kuvendit, lëndohen 4 policë të...

3:07

Lirimi i hapësirave në bregdet, bizneset kundërshtojnë...

3:02

Jepet provimi i Gjuhës së Huaj, testohen...

2:59

Llumi i kafesë për largimin e mushkonjave,...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.