Marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Moskës. Duket se zhvillimet e fundit kanë sjellë një lloj shqetësim në Rusi, veçanërisht sa i takon marrëdhënieve mes Moskës e Beogradit.

 

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, habiti jo pak kur me anë të një postimi në Facebook, krahasoi qëndrimin e presidentit Vuçiç ne zyrën ovale me skenën e famshme të Sharon Stone në filmin “Basic Instict”.

 

“Nëse do t’iu ftojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe karrigia do të jetë e vendosur në këtë pozicion, sikur t’ju marrin në pyetje, kushdo që jeni uluni si në foton nr. 2. Thjesht me besoni.”

 

Postimi menjëherë tërhoqi vëmendje të madhe, edhe pse i publikuar në një orë të vonë. Nuk u prit aspak mire nga Serbia. Vete Presidenti Vuçiç nga Brukseli e ka cilësuar primitivizëm dhe mendjelehtësi. Por ka shkuar edhe më tej kur deklaroi se Zakharoves i foli subkoshienca e saj. Kreu i shtetit serb këmbënguli se edhe në SHBA ka mbrojtur me force marrëdhëniet me Rusinë dhe ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e gazit.

 

 

Njerëzit nuk e vlerësojnë faktin që Serbia është i vetmi vend, i cili nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, nuk e vlerësojnë që Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe nuk do të anëtarësohet në NATO, i vetmi vendi që blen gaz dhe armë prej tyre, unë nuk do të shpjegoj primitivizmin e dikujt tjetër.

 

Zërave të ashpër kritik u janë bashkuar dhe disa politikanë të tjerët të lartë, duke nisur nga ministri i mbrojtes Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet aktualisht në Rusi, apo dhe Marko Gjuric shefi i zyrës për Kosovën, i cili sulmoi ashpër Zkharove duke e quajtur të turpshëm postimin e saj.

 

E gjendur në këtë valë reagimesh duket se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse është detyruar të bëjë një tërheqje, duke sqaruar se postimi i saj u keqkuptua dhe se qëllimi ishte për të refuzuar qëndrimin arrogant, sipas saj, përmes trukeve protokollare qe aplikohen rregullisht nga zyrtarët amerikan, për të dëshmuar superioritetin e tyre në këto takime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *