Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë ambasada ruse në Tiranë, e cila i ka shkruar publikisht këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

 

Sipas selisë diplomatike, vaksina ruse ka avantazhe ndaj vaksinave të tjera dhe më shumë se 50 vende kanë aplikuar tashmë për të.

 

“Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasi me një serë vaksinash të tjera”, thuhet në mesazhin e publikuar në “Facebook”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *