Bota
Rusia do të fillojë testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek ushtarët

“50 ushtarë janë përzgjedhur për të testuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës kundër koronavirusit; në këtë selektim përfshihen edhe pesë gra. Të gjithë kandidatët nuk janë diagnostikuar me ndonjë sëmundje përgjatë mujit të kaluar”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në Rusi.
Të gjithë kandidatët që do të ndihmojnë në zhvillimin e vaksinës kanë kaluar në kontrolle dhe teste paraprake.
Vullnetarët që do të marrin pjesë në testim të vaksinës vijnë nga njësi të ndryshme.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se hetimet klinike duhet të përfundojnë deri në fund të muajit korrik.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




