E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë të burgosur në masë, këtë të shtunë disa autobusë transferuan disa persona nga burgu Lefortovo i Moskës ndërsa një aeroplan ukrainas u ul në aeroportin Vnukovo në kryeqytetin rus.

 

Numri i saktë, lista me emrat e të burgosurve apo koha e shkëmbimit të tyre nuk janë bërë ende publike. Por udhëheqësit e të dy vendeve kanë bërë të ditur më parë se shkëmbimi i të burgosurve do të ndodhë shpejt dhe është i pashmangshëm.

 

Reklamë

Ndërkohë më parë një gjykatë në Kiev urdhëroi lirimin e Volodymyr Tsemakh-ut, një ish-komandant i separatistëve të mbështetur nga Rusia që operojnë në lindje të Ukrainës.

 

Shërbimet e sigurimit ukrainas e kanë identifikuar Tsemakh-un si dëshmitarin kryesor lidhur me incidentin e rrëzimit të Malaysian Airlines MH17 në lindje të Ukrainës në korrik të 2014, ku si pasojë u vranë 298 persona.

 

Prokurorët holandezë që po hetojnë çështjen i kanë kërkuar qeverisë ukrainase që të parandalonte ekstradimin e Tsemakh-ut, si “një person me interes” në hetimet që ata po zhvillojnë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë