E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia dërgon trupa dhe armatim të rëndë në Venezuelë?

Dy aeroplanë ushtarakë rusë u ulën në aeroportin kryesor të Venezuelës të shtunën.

 

BBC raporton se në të dy avionët ka pasur dhjetra trupa ushtarake si dhe sasi të mëdha pajisjesh.

 

Reklamë

Ndërkohë që agjenisa e lajmeve ruse Sputnik ka njoftuar se avionët u dërguan me qëllim përmbushjen e kontratave teknike ushtarake mes dy vendeve.

 

Javier Mayorca, një gazetar i Venezuelës, shkroi në Twitter se kishte parë rreth 100 trupa dhe 35 ton pajisje të shkarkuar nga aeroplanët.

 

Mbërritja e trupave ruse ka ardhur tre muaj pas stërvitjes së përbashkët ushtarake që Rusia dhe Venezuela bënë.

 

Rusia ka qenë prej kohësh një aleat i Venezuelës, duke i dhënë miliarda dollarë kombeve të Amerikës së Jugut dhe duke mbështetur industrinë e naftës si dhe ushtrinë.

 

Rusia gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë lëvizjet nga SHBA për të sanksionuar qeverinë e presidentit venezuelian Nicolás Maduro duke dalë në mbështetje të këtij të fundit pas shpalljes së Guaidos si president I përkohshëm.

 

Në krye të trupave ruse që zbarkuan në Venezuelë, sipas gazetarit Javier Mayorca, ishte gjenerali rus Vasily Tonkoshkurov.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë