E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia bisedon me NATO-n për “bashkëveprimet ushtarake”

Ilustrim · Vizion Plus

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha sot se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur sot në telefon me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

 

Siç tha ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”.

 

Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti po ashtu “kanë shkëmbyer pikëpamjet” e tyre, mbi “gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO”.

 

Scaparrotti pritet t’ia dorëzojë detyrën e komandantit, gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters, i cili aktualisht është komandant i Forcave Ajrore të NATO-s./REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh