E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia bën thirrje për përmbajtje në Gadishullin Korean

Rusia, shumë e shqetësuar nga rifillimi i tensioneve përsa i përket Koresë së Veriut, i bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të evitojnë çdo veprim që mund të interpretohet si provokim, njoftoi Kremlini, pas kërcënimeve të Uashingtonit kundër Phenianit.

 

“Moska ndjek me shumë shqetësim rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

 

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të vetëpërmbahen dhe i paralajmërojmë kundër çdo veprimi që mund të interpretohet si një provokim”, theksoi Peskov para gazetarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë