E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rusia bën gati të fusë në luftë tanket robotë

Rusia ka vendosur të hedhë në fushën e betejës tanket robotë, pas mjeteve të blinduara Leopard 2 që Ukraina do të marrë nga Gjermania dhe shumë vende të tjera të Perëndimit.

 

Sipas specialistëve, tanket Marker janë pak më të vegjël se tanket normalë dhe kanë të integruar mitralozë 7.6 mm dhe raketa antitakë.

 

Reklamë

Ata mund të mbajnë dhe kontrollojnë dronë, por nuk është e qartë se sa efektivë janë në fushëbetejë.

 

“Tanket e rinj Marker do të mbërrijnë shumë shpejt në jug të Ukrainës”, u shpreh aleati i Putin dhe ish kreu i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dmitry Rogozin.

 

Aktualisht këto tanke janë përdorur për të ruajtur portin hapësinor rus në Vostochny, i cili ndodhet në pjesën më lindore të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë