E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusia akuzon ukrainasin për vrasjen e komandantit rus

Sergei Denisenko, shtetas ukrainas është akuzuar për  “vrasjen me paramendim”  të Stanislav Rzhitsky dhe trafik të paligjshëm të armëve. Lajmi u njoftua nga Komiteti Hetues Rus në një deklaratë të premten.

 

Denisenko, një shtetas ukrainas, u arrestua në fillim të kësaj jave në lidhje me vrasjen e Rzhitsky, një ish-komandant nëndetësesh në flotën ruse të Detit të Zi. Rzhitsky u vra herët në mëngjes të hënën teksa po vraponte nëpër një park në Krasnodar, raporton CNN.

 

Komiteti Hetues i Rusisë më parë postoi një video që tregonte të dyshuarin, të cilin ata e kanë quajtur tani si Denisenko, duke kaluar nëpër skenën e vrasjes. Nuk është e qartë nëse Denisenko ishte nën presion teksa foli në vendngjarje, në një park të Krasnodarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë