Zeniti i Shen Peterburgut hapi luftën per titull ne Rusi teksa fitoi super perballjen me CSKA e Moskes ne javen e 22 te kampionatit. Ne Petrovski, ne sfidën e transmetuar drejtpërdrejt ne platformën Tring djemtë e Vilas Boas fituan me rezultatin e pastër 2-0 ne një takim ku heroi ishte padyshim braziliani Hulk me dopieten e tij. Nje takim i dominuar nga fillimi deri ne fund nga te zotet e shtëpisë. Artiom Xuiba, Dani, Hulk dhe Vitcel tentuan gjate gjithe kohës drejt portës kundërshtare, por pa arritur te mposhtnin portierin Akinveev duke e mbyllur pjesën e pare me rrjeta te paprekura. Me fillimin e pjesës se dyte ne një kundërsulm te shpejte, Hulk zhbllokoi rezultatin kur me te majtën e tij ne minutën e 54 kaloi ne avantazh skuadrën e Zenitit. Moskovitet ne nje mbrëmje te erret tentuan te reagonin me nje ish, Shirokov por gjithsesi rasti i tij i vetëm ishte shume pak per t’u përballur me furinë e vendasve. Dhe pas nje tjetër rasti te portugezit Dani, ne minutën e 79 erdhi dhe goli i sigurisë per te zotet e shtëpisë. Ne një goditje dënimi te Hulk topi u devijua nga muri kundërshtar duke gënjyer portierin Akinveev dhe duke përfunduar ne rrjete. 2-0 rezultati përfundimtar me Zenith qe futet fuqishëm ne loje per titullin kampion se bashku me tre skuadra te tjera. Ne klasifikimin e përgjithshëm kryeson tashme surpriza Rostov ne kuotën e 44 pikëve i ndjekur nga CSKA 43, Lokomotiv 41 dhe Zenith ne kuotën e 40 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *