Niveli i rrezatimit në Rusi që nga shpërthimi i një jave më parë në një objekt në qytetin Severodvinsk ku jetojnë 180 mijë njerëz, është 16 herë më i lartë se normat e lejuara.

Njoftimi i Agjencisë së Monitorimit dëshmon se nga provat në poligonin e Nyonoksa, pati jo vetëm rrjedhje të karburantit që përdoret për raketa bërthamore, por edhe të materialit radioaktiv.

 

Sipas ekspertëve, rrezatimi megjithatë është nën nivelin e dëmshëm e nuk do të shkaktoje komplikacione serioze tek banorët e qytetit. Por shpërthimi ka sjelle panik tek banorët në qytetet Arkhangelsk dhe Severodvinsk që nxituan te marrin masat për të kufizuar efektet e rrezatimit.

 

Mediat raportuan për evakuime masive, por disa orë më vonë zyrtarë rus e mohuan një gjë të tillë.

 

Shpërthimi i një jave më parë që u mori jetën 5 shkencëtarëve të armëve kimike, megjithatë ende nuk është zbardhur plotësisht.

 

Të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte detaje rreth testimit qe po zhvillohej ndërsa u tha gazetarëve se ngjarja ishte “aksidentale”.

 

Sipas mediave amerikane të cilat citojnë ekspertë bërthamorë në SHBA, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me shpërthimin e një rakete “Kruz”.

 

Ata bazohen tek një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar i cili foli për projektin e ndërtimit te një raketë të quajtur “Burevestnik”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *