E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Rusi, rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri

Autoritetet ruse bëjnë të ditur se të paktën 56 persona humben jetën nga zjarri që përfshiu një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovës. Midis viktimave raportohen 11 fëmijë. Ndërsa 64 persona konsiderohen të zhdukur.

 

Dhjetëra të lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa shpresat për të tjerë të mbijetuar janë të pakta. Ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, pasi tavani i ndërtesës është rrëzuar.

 

Zjarri shpërtheu në një hapësirë të madhe të qendrës tregtare katër katërshe që shërbente edhe si kënd lojërash për fëmijët. Ende nuk dihet shkaku ndërsa vijojnë hetimet. Dëshmitarët kanë rrëfyer orët e ankthit dhe panikut. Shumë prej tyre thane se mundësitë për t’u larguar ishin minimale. Disa kanë ngritur alarmin se nxënësit e një klase fillore mund të kenë ngecur në katin e kinemasë, ndërsa ishin të pambikëqyrur nga stafi i shkollës. Kemerovo është një zonë kryesore e prodhimit të qymyrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë