Kur jane numëruar 95 perqind e votave pas zgjedhjeve parlamentare te se dielës ne Rusi, partia e themeluar nga presidenti Putin e qe drejtohet nga kryeministri Medvedev, “Rusia e Bashkuar” ka siguruar shumicën absolute. Ajo ka marre 54,2 perqind te votave, ose 343 vende ne dumen ruse me 450 vende. Ne vendin e dyte dhe te trete gjenden komunistet dhe liberaldemokratet, qe morën nga 13 perqind secili. E katërta u rendit partia “Nje rusi e drejte”, me 6 perqind, por te gjitha keto forca jane besnike te presidentit Putin dhe kane dominuar edhe parlamentin e shkuar. Asnjë prej partive opozitare, Jablloko dhe Parnas, nuk mundi te siguronte vota mjaftueshëm per te kaluar pragun mbi 5 perqind. Nëse me pare opozita kishte nje vend ne dumen ruse, tashme nuk ka asnjë. Ndonëse pjesëmarrja ne votim ishte e ulet, 47,8 perqind, per presidentin Putin, rezultati i partisë se krijuar prej tij ishte shume i mire. Procesi i votimit u shoqërua edhe me parregullsi ne disa zona.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *