E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusi, protestë për tragjedinë

Me sloganet “Korrupsioni vret! Dorëheqje!” dhe “Tregoni të vërtetën!”, mijëra protestues kanë marshuar në rrugët e qytetit Siberian, Kemerovo.

 

Ata kanë kërkuar përgjigje dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë rajonale pas zjarrit në një qendër tregtare të vendit. Autoritetet raportuan 64 viktima, 41 prej tyre ishin fëmijë. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka konsideruar ngjarjen një neglizhencë kriminale dhe pakujdesi të pajustifikuar. Ai ka paralajmëruar se fajtorët do të dënohen rëndë. Komiteti hetues ka thënë se shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim penal. Ata kanë sqaruar se në qendrën tregtare ka patur shkelje të rënda të rregullave të sigurisë.

 

Reklamë

Alarmi i zjarrit nuk funksiononte që prej datës 19 mars  dhe daljet e emergjencës kanë qenë të mbyllura. Shumë prej fëmijëve ishin duke luajtur pa prindërit në pjesën e sipërme të ndërtesës, aty ku nisi zjarri.

Ndërsa mbyllja e daljeve të emergjencës e ka kthyer vendin praktikisht në një kurth të madh, ku nuk pati asnjë përpjekje për evakuim të organizuar.

 

Hetuesit po kështu kanë dalë në përfundimin se fikëset e zjarrit, të cilat mund të ishin përdorur për të fashitur flakët sapo ato kishin filluar, nuk funksiononin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë